Aksident i rëndë në Banjë të Istogut, vetura përfundon jashtë rrugës
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në Banjë të Istogut.
IndeksOnline raporton se, si pasojë e përplasjes ndërmjet dy veturave, njëra prej tyre ka përfunduar jashtë rrugës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat po hetojnë rastin dhe rrethanat e aksidentit.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar.
Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes:

