Aksident i rëndë në Banjë të Malishevës

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Banjë të Malishevës.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.
IndeksOnline ka kontakuar policinë, por deri në publikim të lajmit nuk ka informacione shtesë.
Më poshtë mund të shihni pamje të aksidentit./IndeksOnline/
