Aksident i rëndë në Begrac të Kaçanikut, vdes një 77 vjeçar

Një 77 vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti mes dy veturave pasditen e së martës në fshatin Begrac të Kaçanikut.
Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Sipas tij, viktima fillimisht ka marrë ndihëm e parë mjekësore në Qendrën Emergjentë të Ferizajt, pastaj është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.
“Rreth orës 22:00, jemi njoftuar se personi i dërguar në QKUK, rreth moshës 77 vjeçare, fatkeqësisht ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra”, tha për IndeksOnline Veseli.
Ai bëri të ditur se në këtë aksident janë lënduar edhe tre person, por të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë.
Veseli shtoi se Njësitet e Hetimeve të Aksidenteve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit. Për veprimet policore është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.
“Njësitet e Hetimeve të Aksidenteve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit. Për veprimet policore është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit. Për informata shtesë lidhur me rrethanat e aksidentit, do të njoftoheni me raportin vijues”, tha Veseli. /IndeksOnline/