Aksident i rëndë në “By Passin” e Fierit, një makinë nga Kosova përfundon në kanal

Sot rreth orës 08:45, në bypassin e Fierit, në vendin e quajtur “Pojan”, automjeti tip “Volksëagen” është përplasur me automjetin tip “Nisan” ku për pasojë të dy automjetet kanë dalë nga rruga dhe janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerë të cilët po marin ndihmën mjekësore në Spitalin Fier pa probleme për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Tre gratë e plagosura janë dërguar në spitalin e Fierit. Dy prej tyre janë nënë e bijë.
Makinat kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në kanalin anësor pranë rrugës
Një makinë është me targa Korçe dhe tjetra me targa Kosove.
Automjeti tip “Volksëagen” kishte drejtues shtetasin E. T
Automjetin tip “Nisan” kishte drejtues shtetasin I. T.