Aksident i rëndë në Çagllavicë, lëndohen tre persona

Një aksident i rëndë trafiku është shkaktuar në orët e vona të natës së kaluar.
Si pasojë e këtij aksidenti të lënduar kanë mbetur tre persona, raporton Indeksonline.

Aksidenti u shkaktua saktësisht në Çagllavicë, kurse në vendin e ngjarjes menjëherë kanë arritur edhe ekipet emergjente./Indeksonline/

