75 Mall Live Search
21:47 / E Shtunë, 10 Shkurt 2024 / MSH

Aksident i rëndë në Çagllavicë, tri vetura përplasen mes vete

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sontme në Çagllavicë.

Indeksonline raporton se në këtë aksident janë përfshirë tri vetura.

Në pamjet e siguruara nga Indeksonline vërehet se aksidenti është shoqëruar me dëme të konsiderueshme materiale.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Indeksonline se pesë persona kanë pësuar lëndime trupore nga ky aksident.

“Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Ferizaj në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 3 automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 5 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut” ka thënë Ahmeti.

Indeksonline ju sjell pamje: