Aksident i rëndë në Çagllavicë, vetura luksoze përplaset në shtyllë elektrike

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 01:30 pas mesnate në Çagllavicë, ku një veturë luksoze e tipit BMW M8 ka humbur kontrollin dhe është përplasur në shtyllë elektrike para një furre buke.
Si pasojë e goditjes, vetura ka pësuar dëme të mëdha materiale, kryesisht në pjesën e përparme.
Në vendngjarje kanë dalë njësitet e policisë për të kryer ekzaminimet e nevojshme dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit.
Indeksonline ju sjell pamje: