75 Mall Live Search
19:08 / E Mërkurë, 07 Gusht 2024 / G T

Aksident i rëndë në Dhërmi: Kamioni përplas disa makina, shoferi hidhet nga automjeti

Gjatë pasditës së sotme në zonën e Dhërmisë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tre automjete dhe një kamion.

Mësohet se kamioni ka përplasur 3 automjete duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Po ashtu është bërë e ditur se shoferi i kamionit është hedhur nga automjeti si pasojë e mosfunksionimit të frenave.

Ai është dërguar në spital për të marë ndihmën mjeksore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, raporton Oranews

Raportohet se makinat e tjera kanë qënë të parkura dhe fatmirësisht nuk ka të plagosur./Indeksonline/