13:14 / E Premte, 23 Prill 2021 / OSH

Aksident i rëndë në Dollc, krijohen kolona të mëdha

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në mes një veture dhe një kamioni në Dollc të Klinës.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e aksidentit, në këtë aks rrugor janë krijuar kolona të gjata të veturave.

Mësohet se një person i cili gjendej në veturë është dërguar për trajtim mjekësor me autoambulancë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti policor dhe po merret me rastin./IndeksOnline/