Aksident i rëndë në Dollc të Klinës
Një aksident trafiku mes dy veturave me targa lokale ka ndodhu mesditën e sotme në rrugën Pejë-Prishtinë, saktësisht në Dollc të Klinës.
Dëshmitarët kanë raportuar për Indeksonline nga vendi i ngjarjes se ka persona të lënduar në këtë aksident.
Në vendin e aksidentit menjëherë ka dalë Policia e Kosovës e cila është marr me shikimin e vendit të ngjarjes./Indeksonline/
