19:47 / E Martë, 21 Maj 2019 / indeksADMonline

Aksident i rëndë në Dollc të Klinës, dy femra të lënduara

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në Dollc të Klinës.

Në këtë aksident është përfshirë një kombi, ku dy pasagjere thuhet se janë në gjendje të rëndë.

Siç shihet në këto pamje të dërguara në redaksinë e Indeksonline,  kombi ka dalë nga rruga duke u aksidentuar.

Sipas dëshmitarëve një veturë tjetër ka ikur nga vendngjarja.

Autoambulanca është në vendin e ngjarjes dhe po merret me të lënduarit.

Ndërsa, edhe qytetarë të shumtë kanë dalë në rrugë për të ofruar ndihmë.

Si pasojë e aksidentit janë krijuar kolona të gjata të veturave.

Policia është në vendngjarje dhe po merret me rastin./Indeksonline/