Aksident i rëndë në Dragodan, raportohet për të lënduar (pamje)

Një aksident i rëndë traifku ka ndodhur pak çaste më parë në lagjen Arbëria (Dragodan).
Indeksonline raporton se në aksident janë përfshirë katër vetura, ku njëra prej tyre është larguar nga vendi i ngjarjes.
Burimet fillestare bëjnë të ditur se nga ky aksident ka edhe disa persona të lënduar.
Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje mbi rastin, por që akoma nuk ka pranuar përgjigje.
Më poshtë pamje nga aksidenti.
Indeksonline do t’iu mbajë të informuar…



