75 Mall Live Search
13:16 / E Shtunë, 16 Mars 2019 / indeksADMonline

Aksident i rëndë në Duhël, tre të vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Duhël të Suharekës. Nga informacionet që Indeksonline  ka nga tereni, dyshohet se nga ky aksident ka edhe persona të vdekur.

Policia Rajonale në Pejë ka konfirmuar se nga ky aksident kanë humbur jetën tre persona.

Ende nuk dihet identiteti i viktimave, apo edhe detajet e tjera të aksidentit./Indeksonline/