15:29 / E Enjte, 18 Nëntor 2021 / B O

Aksident i rëndë në Duhël, vetura përplaset me kamion

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në magjistralen Suharekë-Shtime, konkretisht tek Qafa e Duhles.

Një veturë është përplasur me një kamion duke shkaktuar aksident të frikshëm.

Nuk dihet ende për fatin e të aksidentuarve.

Qafa e Duhlës është një nga zonat më të rrezikshme të rrugëve në Kosovë ku shpesh ndodhin aksidente, disa herë edhe me fatalitet./Indeksonline/