Aksident i rëndë në Ferizaj, mjekët detyrohen të japin ndihmën e parë pa lëvizur shoferin nga automjeti

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Gerlicë të Ferizajt, ku një veturë është përplasur rëndë me një kamionetë.
IndeksOnline raporton se rastit i janë përgjitur njësitet relevante, përfshirë dhe zjarrfikësit.
Për shkak se përplasja ka ndodhur në anën e shoferit të kamionetës, ky i fundit është detyruar të marrë tretmanin e parë mjekësor pa lëvizur nga vendi.
Zjarrfikësit raportohet të kenë intervenuar për të nxjerrë me kujdes shoferin nga automjeti.
Më poshtë pamje: