Aksident i rëndë në Fushë-Kosovë, policia nis hetimet

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në Fushë-Kosovë.
Bazuar në informacionet fillestare, tri vetura kanë qenë të përfshira në aksident, raporton IndeksOnline.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të Policisë së Kosovës, që kanë nisur menjëherë hetimet mbi rastin.
Teksa nuk dihet mbi numrin e të lënduarve, nuk dihen as shkaqet që çuan te ky aksident zingjiror./IndeksOnline/