75 Mall Live Search
00:04 / E Mërkurë, 20 Gusht 2025 / Burim

Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën 20-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në ishullin grek Naxos.

Sipas mediave greke, dy të rinj shqiptarë, 17 dhe 20 vjeç udhëtonin me një motoçikletë, kur në rrethana ende të paqarta, drejtuesi i mjetit humbi kontrollin.

Motoçikleta u përplas me forcë në një trung peme, duke rezultuar me vdekjen e pasagjerit 20-vjeçar dhe plagosjen e rëndë të drejtuesit 17-vjeçar.

I lënduari ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia po heton shkaqet e sakta të aksidentit, pa pasur deri më tani asnjë provë që të tregojë nëse drejtuesi i mjetit ka qenë nën ndikimin e alkoolit.