18:38 / E Shtunë, 27 Janar 2018 / indeksADMonline

Aksident i rëndë në Grykën e Kaçanikut, katër të lënduar (Foto)

(I plotësuar) –  Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi, për Indeksonline ka dhënë detaje nga aksidenti.

Gashi ka thënë se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar katër persona, që sipas mjeku nuk kanë lendime serioze.

“Aksidenti ka ndodh në afërsi të Kaçanikut, te Gryka. Ka ndodhur mes dy veturave, ku shkak ka qenë mospërshtatja e shpejtësisë. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar, që sipas mjekut nuk janë të lëndime të serioze” ka thënë Gashi për Indeksonline.
…………………………………….

Një aksident i rëndë  mes dy veturave ka ndodhur në Grykën e Kaçanikut, konkretisht afër tunelit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia, zjarrfikësit, si dhe dy ambulanca për të ju dhënë ndihmë të lënduarve në aksident, raporton Indeksonline.

Nga ky aksident janë shkaktuar kolona të gjata të veturave në pritje.