Aksident i rëndë në Hajvali, përfshihen tri vetura

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Hajvali të Prishtinës.
Tri vetura janë përfshirë në këtë aksident ku dëmet materiale duken goxha të mëdha.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të qendrës së paraburgimit në Hajvali.
Nuk dihet deri më tani për lëndimet e të përfshirëve në këtë aksident./Indeksonline/