21:19 / E Premte, 18 Maj 2018 / indeksADMonline

Aksident i rëndë në Hajvali [Video]

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën kryesore Prishtinë- Gjilan, konkretisht në Hajvali.

Sipas një lexuesi të “Indeksonline”, besohet se nga ky aksident kanë pësuar lëndime trupore disa persona.

Aksidenti në fjalë ka shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale. Nga një video që ka siguruar Indeksonline shihet se janë të përfshira tri automjete.

Më poshtë shikoni pamjet:

/Indeksonline/