Aksident i rëndë në hyrje të Prishtinës
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në hyrje të Prishtinës, ku janë përfshirë dy vetura.
Në pamjet të cilat i ka Indeksonline shihet se si pasojë e përplasjes, njëra nga veturat e përfshira në aksident, ka pësuar dëme të konsiderueshme.
Ndërkaq ende nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e aksidentit.
Njësitet policore dhe ekipet emergjente tashmë kanë dalë në vendin e ngjarjes./Indeksonline/

