75 Mall Live Search
19:47 / E Premte, 28 Qershor 2024 / MSH

Aksident i rëndë në Isniq të Deçanit, një veturë bëhet “llom”

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditën e sotme në fshatin Isniq të Deçanit.

Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë e tipit Golf 2, ku kjo e fundit ka pësuar dëme të mëdha materiale, raporton Indeksonline.

Akoma nuk dihet nëse ka ndonjë të lënduar nga ky aksident.

Njësitet relevante të Policisë së Kosovës kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me ekzaminimet dhe hetimet e nevojshme.