Aksident i rëndë në Isniq të Deçanit, vdes një person, një tjetër në gjendje të rëndë
Mbrëmë rreth orës 02:48 në rrugën Pejë- Deçan, në fshatin Isniq – Deçan ka ndodhur një aksident në komunikacionin rrugor, me ç’rast një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Drejtoria Rajonale e Policisë së Pejës, përkatësisht Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor, me njësite të tjera policore, menjëherë kanë dalë vendin e ngjarjes së bashku më Prokurorin e Shtetit, ekipin mjekësor dhe Njësitin e zjarrfikësve, për të marrë masat e nevojshme në ketë aksident fatal.
Sipas të dhënave nga hetuesit nga vendi i ngjarjes, në ketë aksident ishte përfshirë një automjet me targa regjistrimi të jashtme.
Ngasësi i automjetit kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes sipas konstatimit mjekësor, ndërsa pasagjeri kishte pësuar lëndime të rënda trupore, me ç’rast është dashur të intervenonte edhe Njësiti i zjarrfikësve.
Personi i lënduar, është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal Pejë dhe për shkak të lëndimeve të rënda e pastaj është dërguar në QKUK, sepse gjendja e tij ishte serioze.
Aksidenti është shkaktuar derisa drejtuesi i automjetit kishte qenë duke qarkulluar nga drejtimi i Deçanit në drejtim të Pejës, më të arritur në fshatin Isniq në vendin e quajtur ‘Te ura e Demës’, për shkak të shpejtësisë shumë të madhe kishte humbur kontrollin mbi timon, kishte dalë jashtë rruge në të djathtë dhe ishte përplasur me një shtëpi.
Në ketë aksident, jetën e ka humbur shtetasi F. H. vjeç rreth 23 mashkull shqiptar, ndërsa lëndime të rënda ka pësuar SH. K. lindur më 1993 mashkull shqiptar.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me urdhër të Prokurorit Shtetit.