09:43 / E Martë, 19 Tetor 2021 / LB

Aksident i rëndë në Itali, vdes 60 vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në Itali, ku ka humbur jetën një shqiptar.

60 vjeçari me origjinë shqiptare jetonte prej shumë vitesh në Gioia del Colle, ndërsa sipas mediave të huaja vdiq pasi humbi kontrollin e automjetit të cilin po drejtonte dhe më pas u përplas me anësoren e rrugës duke u përmbysur në asfalt.

Hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethana e ngjarjes tashmë kanë nisur në shtetin fqinj, shkruan TCh.