Aksident i rëndë në Kçiq të Madh, lëndohen tre persona

Numri i aksidenteve si pasojë e pakujdesisë gjatë ngasjes, vazhdon të jetë shqetësues.
Mesditën e sotme dy vetura janë aksidentuar në fshatin Kçiq i Madh i Mitrovicës.
Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnlinen, Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
“Nga informatat fillestare, dy vetura janë përfshirë në aksident, ndërsa janë lënduar tre persona”, ka thënë ai.
Në këto imazhe mund të shihni se si një nga veturat ka përfunduar në një mur të një shtëpie./Indeksonline

