22:58 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Aksident i rëndë në Klinë, lëndohet shoferi (Foto)

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur para pak minutash në fshatin Gremnikë të Klinës.

Lexues të Indeksonline kanë dërguar fotografi të veturës e cila është vetaksidentuar.

Sipas fotove, vetura ka dal nga rruga dhe është ndeshur me shtyllën elektrike.

Nga goditja, ka pësuar lëndime shoferi i cili është dërguar në spitalin e Pejës. /Indeksonline/

Temat: