18:11 / E Premte, 15 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Aksident i rëndë në Klinë, tri ambulanca në vendin e ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak qastesh në magjestralen Prishtinë-Pejë.

Sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline, në aksident janë përfshirë dy vetura.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur tri ambulance dhe policia rrugore.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 6 persona, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Burime të Indeksonline pohojnë se tri nga lënduarit janë dërguar në spitalin e Klinës, ndërkaq tre të lënduarit tjera janë bartur në spitalin e Pejës.

Ndërsa ky aksident ka shkaktuar kolona në këtë pjesë të rrugës./Indeksonline/