19:21 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2023 / LB

Aksident i rëndë në Komoran, pamje nga vendi i ngjarjes (Video)

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në Komoran të Drenasit.

Në këtë aksident në të cilin janë përplasur dy makina, disa persona kanë pësuar lëndime të rënda. Ata janë dërguar në spital për trajtim të mëtutjeshëm.

Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë ndonjë detaj përkitazi me këtë aksident të rëndë.

Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes: