75 Mall Live Search
09:40 / E Hënë, 22 Gusht 2022 / MSH

Aksident i rëndë në Lëbushë të Deçanit

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Lëbushë të Deçanit.

Në pamjet e publikuara nga “Peja në Fokus” shihet se si një veturë është përplasur me një motoçikletë.

Të dy mjetet e qarkullimit kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Akoma nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.