Aksident i rëndë në Lipan
Një veturë e tipit ‘Mercedes’ dhe një kombi janë aksidentuar para pak minutave në Lipjan.
Sipas fotografive të realizuara në vendin e ngjarjes shihet se aksidenti ka qenë mjaft i rëndë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale përderisa nuk dihet për të lënduar, shkruan Indeksonline.

Gjatë ditës është raportuar për disa aksidente trafiku që kanë përfunduar me persona të lënduar./Indeksonline/




 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                