75 Mall Live Search
09:31 / E Mërkurë, 07 Janar 2026 / MSH1

Aksident i rëndë në Lipjan, dy vetura bëhen “llom”

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në fshatin Rufc të Lipjanit.

Dy vetura janë përplasur rëndë ndërmjet vete, me njërën që ka përfunduar në gropën buzë rrugës kryesore që çon për në Torinë, raporton IndeksOnline.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante, që kanë filluar hetimet.

Sipas dëshmitarëve okularë, nga ky aksident u lënduan shoferët e të dy automjeteve.

Ende nuk dihet asgjë mbi gjendjen e tyre shëndetësore, sakaq nuk janë zbardhur as shkaqet e aksidentit.

Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes: