Aksident i rëndë në Lipjan, përplasen tri vetura
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në Lipjan, ku janë përfshirë tri vetura.
Sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline, shihet se automjetet e përfshira në aksident, kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale dhe se veturat janë dëmtuar rëndë si pasojë e përplasjes.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës dhe po merren me hetimin e rrethanave të aksidentit.
Deri më tani nuk ka informacion lidhur me persona të lënduar si pasojë e aksidentit dhe se rrethanat se si ka ardhur deri te përplasja mes tri veturave, mbesin ende të paqarta./Indeksonline/

