75 Mall Live Search
21:29 / E Premte, 11 Dhjetor 2020 / OSH

Aksident i rëndë në Llaushë, lëndohen shtatë persona

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën Skenderaj-Klinë, saktësisht në fshatin Llaushë.

Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti në një prononcim për Indeksonline ka treguar se nga ky aksident kanë mbetur 7 persoan të lënduar.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka  ndodhur rreth orës 18:00, në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë, segmenti rrugorë fshati Llaushë. Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një kamiontë, si pasojë e aksidentit, shtatë persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, u shprehë Zahiti./Indeksonline/