Aksident i rëndë në magjistralen Podujevë-Prishtinë, autobusi ndeshet me një veturë (Video/Foto)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çasteve në magjistralen Podujevë-Prishtinë.
Në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë ku kjo e fundit ka përfunduar në një hendek poshtë rrugës.
Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, zyrtarisht ende nuk është dhënë ndonjë informacion për gjendjen shëndetësore të personave që ndodheshin në veturë.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga ky aksident ku në vendin e ngjarjes janë parë edhe mjekët dhe zjarrfikësit.

Kolona e automjeteve ishte e gjatë në të dy drejtimet derisa policia ka kryer procedurat në vendin e aksidentit./IndeksOnline/


