09:07 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Aksident i rëndë, në magjistralen Podujevë – Prishtinë

Në magjistralen Podujevë – Prishtinë, pikërisht në Bërrnicë, sot ka ndodhur një aksident i rëndë, shkruan IndeksOnline.

Në një përplasje kanë qenë të përfshira tri automjete.

Në bazë të informatave një veturë ka pësuar dëme të mëdha.

Ende nuk raportohet për të lënduar. Për këtë janë krijuar kolona të mëdha në këtë segment të rrugës.

IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar për këtë rast.