Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, vetura përplaset me traktorin

Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Prishtinë- Ferizaj, përkatësisht në fshatin Gumnasell.
Në pamjet e dërguara në redaksinë e IndeksOnline, shihet që një veturë është përplasur me një traktor.

Vetura e aksidentuar ka përfunduar jashtë rrugës.
Policia e Kosovës shihet në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin./IndeksOnline/
