20:52 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Gjilan, 5 të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbrëmjen e së martës në magjistralen Prishtinë-Gjilan, konkretisht në pjesën e Badovcit.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi ka bërë të ditur se rruga për momentin është e bllokuar,

“Në ora 19:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Gjilan, konkretisht në pjesën e Badovcit. Të përfshira në aksident janë dy vetura, si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona. Rruga për momentin është e bllokuar derisa njësitet policore të kryejnë ekzaminimet në vend ngjarje”, ka thënë ai./IndeksOnline/