Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Podujevë, disa të lënduar
Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
Lexues të Indeksonline kanë dërguar foto nga vendi i aksidentit, ku shihet dy autoambulanca.
Si pasojë e aksidentit, magjistralja është bllokuar që nga ora 20:30 minuta.
Sipas dëshmitarit, në këtë aksident të rëndë janë lënduar disa persona.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Sollobaj, afër Lluzhanit./Indeksonline/
