Aksident i rëndë në magjistralen Prizren-Dragash, rrokulliset një veturë
Një veturë është rrokullisur në magjistralen Prizren-Dragash.
I kontaktuar nga Indeksonline zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:40, por pa pasoja në njerëz.
“Është një aksident me dëme materiale, por pa lëndime në njërëz. Ka ndodhur rreth orës 09:40”, tha ai.

Pikërisht në këtë anë të magjistrales janë duke u zhvilluar disa punime rrugore, teksa shumë kalimtarë janë lutur për kujdes të shtuar nga pjesëmarrësit në komunikacion./Indeksonline/