Aksident i rëndë në Makovc të Prishtinës

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në fshatin Makovc të Prishtinës.

Dy vetura janë përplasur ballë për ballë afër varrezave të Makovcit.

Njëri nga të lënduarit në aksident është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe se është dërguar në QKUK.
Drejtori i Klinikës Emergjente Naser Syla tha për “Indeksonline” se personi i lënduar në këtë aksident trafiku ka pësuar lëndime të rënda dhe se ai po trajtohet tashmë në QKUK.
“ Po ne e kemi pranuar në Emergjencë një person me lëndime të rënda. Tani jemi duke ia kryer të gjitha ekzaminimet”, tha Syla./Indeksonline/
