Aksident i rëndë në Malishevë, dyshohet për viktima

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Astrazup të Malishevës.
Dy vetura janë përplasur rëndë mes vete buzë anësores së njërës korsi të rrugës.
Sipa portalit lokal “KlinaI Info”, dyshohet se për pasojë të aksidentit kanë ndërruar jetë dy persona.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet policore, që po hetojnë rastin.
IndeksOnline ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe do t’iu mbajë të informuar mbi rastin.