Aksident i rëndë në Malishevë, vdes zyrtari i Nismës

Albert Krasniqi, zyrtar i partisë Nisma Socialdemokrate, mbrëmë ka ndërruar jetë pas plagëve të marra gjatë një aksidenti në Malishevë.
Mbrëmë ka ndodhur një aksident i rëndë në fshatin Trepezë të Malishevës, me ç’rast i kushtoi me jetë Krasniqit.
Lajmin e ka bërë të ditur vet ministri i MTI-së Vesel Krasniqi.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Krasniqi ka treguar se Alberti sot do të fillonte punën në ministrinë që ai e drejton.
“ALBERT sot kam pritur të të uroj mirëseardhje në detyrën e re si këshilltar i imi në MTI, por në asnjë mënyrë s’kam menduar që pikërisht të ju them lamtumirë. Veprat tua, sjellja jote ishin shembulli më i mirë i një të riu, me një perspektivë për të ardhmen. Do të na mungosh shumë Albert, kujtimi për ty kurrë nuk do të harrohet. Lamtumirë shoku ynë, Lutemi që të pushoni i qetë në parajsë! VK”, ishte postimi i ministrit Krasniqi.

