75 Mall Live Search
23:06 / E Hënë, 26 Janar 2026 / B XH

Aksident i rëndë në Mamushë, polici shpëton për një ‘fije floku’

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në komunën e Mamushës.

Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline, shihet momenti kur një kamionetë e cila ishte ndaluar për kontrollë nga policia, goditet nga një veturë në lëvizej.

Për fat të mirë, polici i cili ishte pranë kamionetës i shpëton më të keqes për një ‘fije floku’.

Ai arrin që të largohet pak para se vetura ta godas kamionetën.

IndeksOnline mëson se në këtë aksident janë lënduar gjashtë persona.

Mësohet se gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. /IndeksOnline/