75 Mall Live Search
21:01 / E Diele, 11 Maj 2025 / FR

Aksident i rëndë në Mazgit, policia dhe autoambulanca në vendin e ngjarjes

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në hyrje të Prishtinës, saktësisht në fshatin Mazgit.

Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në aksident janë përfshirë dy vetura.

Dyshohet se në këtë aksident ka edhe persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes ka arritur policia dhe autoambulanca ku po meren me rastin.

IndeksOnline është në pritje të informacioneve shtesë nga policia.

Më poshtë mund të shihni pamjet e aksidentit./IndeksOnline/