19:49 / E Diele, 31 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Aksident i rëndë në Milot, vdes një 50-vjeçar, ndalohet shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Milot-Rubik.

Nga përplasja mësohet se ka humbur jetën 50-vjeçari me inicialet V. V., këmbësor, banues në Fushë Dibër.

Policia ka shoqëruar shoferin.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Më datë 31.12.2017, rreth orës 18:40 është marrë njoftim se në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në afërsi të Urës me Harqe ka ndodhur një aksident.

Automjeti tip “Benz” me targa UZA093, me drejtues shtetasin G. T., 28 vjeç, banues në Kukës, ka përplasur për vdekje shtetasin (këmbësor) V. V., 50 vjeç, banues në Fushë-Diber.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit.

Temat: