18:33 / E Diele, 25 Gusht 2019 / indeksADMonline

Aksident i rëndë në “Moto GP”, piloti dërgohet në spital

Andrea Dovizioso është dërguar në spital pas aksidentit të tmerrshëm në kthesën e parë të MotoGP në Silverstone të Anglisë.

Vetëm pak sekonda pasi kishte filluar gara, Dovizioso është përplasur me Fabio Quartararo.

Motori i Dovizioso-s ka marrë flakë pranë pistës. Asnjë nga pilotët nuk është dëmtuar seriozisht, por italiani është dërguar në spital për kontrolle të mëtejshme pasi mjekët kanë vënë re se i kishte humbur memoria.

Më poshtë keni aksidentin nga kënde të ndryshme.