75 Mall Live Search
19:29 / E Premte, 04 Nëntor 2022 / MSH

Aksident i rëndë në Nabergjan të Pejës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Pejë-Trestenik, më saktësisht në fshatin Nabergjan.

Indeksonline raporton se aksidenti në fjalë është shoqëruar me të lënduar.

Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Aksidenti ka ndodhur në orën 18:00, në rrugën Pejë-Trestenik, në fshatin Nabergjan. Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave. Dy persona kanë kërkuar tretman mjekësor në emergjencën e Spitalit. Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet kompetente të trafikut rajonal, për të nisur hetimet” ka deklaruar Gashi.

Indeksonline ju sjell pamje nga aksidenti në fjalë./Indeksonline/