Aksident i rëndë afër Nishit, 3 të vdekur e 22 të plagosur
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm afër Nishit, përkatësisht në vendkalimin hekurdhor të Nishit.
Mediat serbe shkruajnë se një autobus është përplasur me trenin, ku kanë humbur jetën tre persona.

Ndërsa, 22 të tjerë janë lënduar, në mesin e tyre edhe fëmijë, raporton Indeksonline.
Të lënduarit janë marrë nga ekipi i Shërbimit të Emergjencave dhe janë transportuar deri në Qendrën Spitalore Klinike në Nish.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësia e Policisë, auto-ambulancat dhe zjarrfikësit.
Si pasojë e aksidentit, autobusi u nda në gjysmë pas goditjes për trenin.
Ende nuk dihet shkaku i aksidentit./Indeksonline/
