Aksident i rëndë në Pejë, dy vetura përplasen mes vete
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Pejë, saktëisht në hyrje të Rugovës.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në aksident janë përfshirë dy vetura.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar.
Aksidenti ka shkaktuar kolona të mëdhë në këtë pjesë të rrugës, ndërsa policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po meret me rastin.
IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë.
Më poshtë mund të shihni pamje nga aksidenti./IndeksOnline/

