75 Mall Live Search
14:35 / E Diele, 22 Gusht 2021 / OSH

Aksident i rëndë në Pejë, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në qytetin e Pejës.

Në vend ngjarje përveç njësive policore dhe zjarrfikësve shihen edhe profesionistët shëndetësor, të cilët po u dalin në ndihmë të lënduarve, të cilët kanë mbetur brenda veturës.

Nga pamjet e siguruara nga IndeksOnline shihet se aksidenti ishte i rëndë.

Njëra nga vetura është krejtësisht e dëmtuar, ndërsa hiç më mirë nuk është edhe vetura tjetër e përfshirë në aksident.

Po ashtu një numër i madh i qytetarëve shihet të jenë afruar për të ofruar ndihmë dhe për të parë këtë aksident të rëndë.